Në protestën e pestë të qytetarëve që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u prezantuan pesë kërkesa drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas organizatorëve janë të panegociueshme dhe janë hartuar nga lëvizja qytetare.
"Dorëheqjen e qeverisë. Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë. Shfuqizimin e Paketës së Maleve. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare”, tha protestuesi.