Raporti: Shqiptarët nuk paguajnë dot qiratë, faturat, një javë pushime!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.06.2026, 10:14

Një raport i ri i Eurostat nxjerr në pah vështirësitë ekonomike me të cilat përballen shumë familje shqiptare. Sipas të dhënave për vitin 2024, rreth 35% e shqiptarëve jetojnë në kushte të privimit të rëndë material dhe social, niveli më i lartë në Europë.

Treguesi mat personat që nuk arrijnë të përballojnë të paktën 7 nga 13 nevoja bazë, si pagesa e qirasë dhe faturave, përballimi i shpenzimeve të papritura, një javë pushime në vit, blerja e rrobave dhe këpucëve të reja, pjesëmarrja në aktivitete sociale apo edhe zëvendësimi i mobilieve të konsumuara.

Megjithëse situata ka shënuar përmirësim krahasuar me vitin 2018, kur niveli i privimit ishte afro 46%, Shqipëria vijon të mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila është vetëm 6.3%.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria rezulton me tregues dukshëm më të lartë. Në Maqedoninë e Veriut privimi i rëndë material është 11.6%, në Serbi 10.3% dhe në Mal të Zi 12.3%.

Raporti tregon se, pavarësisht uljes graduale të varfërisë ekstreme në vitet e fundit, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve vazhdojnë të kenë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë të jetesës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit