Një rrëshqitje dheu është regjistruar në zonën e Currilave në Durrës, duke ngritur shqetësime për sigurinë e banorëve të zonës.
Sipas informacioneve paraprake, një masë e konsiderueshme dheu është shkëputur nga shpati dhe ka zbritur drejt zonës së banuar, duke rënë pas pallateve. Situata ka tërhequr vëmendjen e banorëve, të cilët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë për vlerësimin e rrezikut dhe marrjen e masave parandaluese.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar apo dëme në banesa, por lëvizja e terrenit ka shtuar frikën për rrëshqitje të tjera të mundshme, veçanërisht nëse kushtet atmosferike përkeqësohen.