Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, humb jetën 18-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.06.2026, 09:50

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Kardhiq–Delvinë, në zonën e njohur si Fushë Vërri e Delvinës, ku ka humbur jetën 18-vjeçari Orest Mahmutaj nga Lazarati dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Sipas të dhënave paraprake, në ngjarje janë përfshirë dy automjete që janë përplasur në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa automjeti tjetër, tip “Audi”, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale. Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të normalizuar qarkullimin. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit