Të shtëna me armë në Vlorë, plagoset rëndë 44-vjeçari

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 04.06.2026, 23:53

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Sevaster të Vlorës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është identifikuar si Shpati Kamberaj, 44 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorin ose autorët e përfshirë.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e konfliktit që çuan në plagosjen e 44-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit