Fshiheshin në Dubai, ekstradohen 6 shqiptarë të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.06.2026, 21:59

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të dy vendeve.

Sipas Policisë së Shtetit, të ekstraduarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë trafikimin e lëndëve narkotike, pastrimin e produkteve të veprimtarisë kriminale dhe mashtrimin kompjuterik, të kryera në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale.

Mes të ekstraduarve ndodhen katër persona të akuzuar për trafik narkotikësh dhe pastrim parash. Bëhet fjalë për:

* K. Q., alias J. H., alias J. Q., 44 vjeç; * Sh. K., 44 vjeç; * A. P., alias Sh. P., 38 vjeç; * D. P., alias E. S., alias D. B., alias F. P., 39 vjeç.

Po ashtu, autoritetet shqiptare kanë sjellë në vend edhe një 34-vjeçar të akuzuar për mashtrim kompjuterik, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, është ekstraduar edhe I. L., 30 vjeç, i akuzuar për pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale, gjithashtu në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Policia e Shtetit bën me dije se operacioni u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit