SHBA del me thirrje publike që Kosova t’i bashkohet gazit amerikan, Prattipati del me një qëndrim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.06.2026, 15:46

Zëvendës shefja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projektit të gazit amerikan me anë të një qëndrimi.

Në një opinion kushtuar sigurisë energjetike, duke cituar të dhënat e Doganës së Kosovës ajo thotë se vendi po përballet me varësi në rritje nga importi i energjisë elektrike.

Diplomatja amerikane thotë se një zgjidhje afatgjatë do të ishte përfshirja e Kosovës në projektet rajonale të gazit natyror të lëngshëm amerikan.

“Kosova duhet të veprojë shpejt për të realizuar këtë partneritet sepse ndërtimi i infrastrukturës së nevojshme do të kërkojë kohë. Eksportet e GNL -së amerikane pritet të dyfishohen deri në vitin 2030 dhe do të rrjedhin përmes projekteve rajonale si Korridori Vertikal i Gazit dhe terminali lundrues i gazit natyror në Kroaci. Kosova gjithashtu mund të lidhet me gazsjellësin që po ndërtohet për të lidhur terminalin e GNL -së në Aleksandrupolis në Greqi me Shkupin në Maqedoninë e Veriut”, thotë Prattipati në opinionin e saj.

Ajo thotë se vonesat mund të bëjnë që furnizimet amerikane të GNL-së të orientohen drejt tregjeve të tjera.

“Kosova tani përballet me një zgjedhje të rëndësishme strategjike. Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Evropës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes GNL-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”, ka thënë ndër të tjera ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit