Skema se si Balluku fshehu vilën pas Igli Tares dhe vartëses në Albcontrol

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.06.2026, 15:10

Ish-zëvendës kryeministrja Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për dy akuza të reja, korrupsion dhe pastrim parash. Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi një vilë luksoze në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, një pasuri dykatëshe e tipit “Begonia” me sipërfaqe ndërtimi 103 metra katrorë dhe verandë 34 metra katrorë.

Hetimet lidhen me një procedurë prokurimi të Albcontrol për rikonstruksionin e godinës teknologjike, me fond limit mbi 88.6 milionë lekë dhe një shtesë kontrate mbi 14.1 milionë lekë, ku Balluku dyshohet se ka krijuar avantazhe të padrejta për operatorin ekonomik Eurocol. SPAK pretendon se vila e sekuestruar lidhet me përfitime të dyshuara të parregullta të marra nga Balluku në këmbim të favorizimit të kësaj kompanie.

Sipas prokurorisë, për të fshehur pronësinë e vilës, Balluku ka përdorur ish-futbollistin Igli Tare dhe vartësen e saj në Albcontrol, J.B., duke lidhur kontrata fiktive dhe kontrata qiraje për të maskuar origjinën e pasurisë. SPAK thekson se veprimet e kundërligjshme janë kryer në periudha të ndryshme, duke përfshirë kontratën e porosisë së vitit 2018 dhe amendamentin e kontratës së qirasë në vitin 2024.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit