Policia gjermane në kërkim të “Ali shqiptarit” pas sulmit brutal që la një burrë të paralizuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2026, 14:56

Policia gjermane po kërkon një burrë të identifikuar si “Ali-Albaner (Ali shqiptari)”, i cili dyshohet për një sulm të rëndë që ndodhi në Dortmund në nëntor të vitit 2025, ku një person mbeti me lëndime të rënda dhe rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 5 nëntor 2025, pak para mesnatës, në një lokal në rrugën Kirchlinder Straße. Sipas raportimeve, dy burra u përfshinë në një debat brenda lokalit, i cili më pas eskaloi dhe çoi në përjashtimin e tyre nga ambienti.

Shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një diskutim mbi origjinën e popullit shqiptar dhe atij kelt. Pronarja e lokalit ndërhyri për të qetësuar situatën, por pasi tensionet u rritën, ajo kërkoi që të dy personat të largoheshin. Fillimisht u largua një burrë nga Dortmund, ndërsa pak më pas edhe personi i njohur si “Ali-Albaner” doli nga lokali.

Vetëm pak minuta më vonë, dëshmitarët raportuan një incident të rëndë në rrugë, përballë një kioske pranë lokalit. Sipas tyre, viktima u gjet i shtrirë në tokë, ndërsa autori iu afrua, i hodhi ujë në fytyrë dhe i tha fjalë fyese, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes. Kalimtarët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Viktima pësoi plagë të rënda në kokë dhe u transportua në spital në gjendje kritike për jetën. Deri më sot, ai nuk është rikuperuar plotësisht.

Sipas policisë, i dyshuari është filmuar nga kamerat e sigurisë. Ai përshkruhet si rreth 30–35 vjeç, me trup të fortë dhe muskulor, flokë të shkurtër dhe mjekër të shkurtër. Në momentin e ngjarjes mbante veshur një bluzë të markës Stone Island, xhinse dhe një xhaketë të errët. Hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit