Autogoli që Rama i bëri vetes! Qytetarët e kryqëzojnë në komente

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.06.2026, 14:31

Kryeministri Edi Rama publikoi ditën e sotme një mesazh të ashtuquajturit “qytetar dixhital”, ku denoncohej hedhja e mbeturinave pa kriter në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Në mesazhin e publikuar, përgjegjësia për situatën e krijuar i atribuohej personave që kanë protestuar kundër projektit të parashikuar në këtë zonë.

Postimi i kreut të qeverisë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë komentues kanë kundërshtuar pretendimet e paraqitura në denoncim. Sipas tyre, përgjegjësia për ndotjen dhe menaxhimin e mbetjeve i takon institucioneve vendore dhe qendrore, duke përfshirë Bashkinë e Vlorës dhe qeverinë.

Në dhjetëra komente, ndjekësit e Ramës e kanë cilësuar publikimin si një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët, të cilët një ditë më parë protestuan duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe dorëheqjen e kryeministrit. Në reagimet e tyre kanë mbizotëruar ironitë, kritikat dhe akuzat ndaj pushtetit vendor për gjendjen e krijuar në zonë.

WhatsApp Image 2026-06-04 at 9.53.57 AM (3)

b8c8c916-fe4e-4159-9388-7fbe10adfb5c

d76fde8c-4362-4d68-a6dc-e99d6dfc14bcWhatsApp Image 2026-06-04 at 9.53.57 AM (3)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit