Kryepolici i Korçës Bala çoi me duart e tij drejt vdekjes efektivët Mekolli dhe Adri?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.06.2026, 13:26

Në ngjarjen e rëndë në Lozhan të Maliqit, ku humbi jetën efektivi i Enea Mekolli dhe u plagos kolegu i tij Edison Adri, burime nga terreni thonë se informacionet operative për lëvizjet e të kërkuarit Violand Braçellari kishin mbërritur që një ditë më parë. Sipas këtyre burimeve, ai është parë në fshat duke lëvizur lirshëm, ndërsa më pas është strehuar në stanin ku ndodhi edhe përplasja fatale.

Po sipas të njëjtave burime, dyshohet se forcat policore kanë shkuar në ndërhyrje me një numër të kufizuar efektivësh, rreth 6 punonjës të forcave “Shqiponja”, pavarësisht historikut të gjatë kriminal dhe rrezikshmërisë së lartë që i atribuohej 43-vjeçarit. Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi vlerësimin e riskut dhe planin operacional të ndjekur në terren, veçanërisht duke marrë parasysh se Braçellari kishte arritur t’u shpëtonte më herët disa operacioneve.

Në qendër të kritikave është edhe drejtimi i ri i Policisë Vendore Korçë, i kryesuar nga drejtori Vilson Bala, i cili ka marrë detyrën prej pak muajsh. Edhe pse i kishte shpëtuar edhe katër herë ndër vite operacioneve të RENEA-s, policia e Korçës nuk e ka vlerësuar siç duhet rrezikshmërinë e tij dhe kanë shkuar një numër i pakët efektivësh për ta kapur. Burime bëjnë me dije se kanë qenë vetëm 6 policë të shqiponjave dhe asnjë nga RENEA, madje dhe efektivët e "Shqiponjave" kanë qenë pa jelek antiplumb!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit