Stuhia në Ksamil ngre në ajër çadrat 30 euroshe

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.06.2026, 13:23

Një fenomen i pazakontë atmosferik është regjistruar këtë të enjte në Ksamil, ku erërat e forta dhe moti i paqëndrueshëm kanë krijuar skena të rralla në bregdet.

Në pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen çadra plazhi të ngritura në ajër nga fuqia e erës, ndërsa struktura të ndryshme në vijën bregdetare lëvizin në mënyrë të pakontrolluar për shkak të stuhisë së fortë.

Fenomeni ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve jo vetëm për intensitetin e tij, por edhe për faktin se mes çadrave që u morën nga era ndodheshin edhe ato të plazheve private, të cilat gjatë sezonit veror jepen me çmime që në disa raste arrijnë deri në 30 euro në ditë.

Pavarësisht kostos apo infrastrukturës së vendosur në plazh, forca e natyrës tregoi se përballë kushteve ekstreme të motit çdo objekt mbetet i ekspozuar. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen dëme në njerëz

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit