Kolegu iu vra në krye të detyrës, polici në Maliq shpërthen në lot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.06.2026, 12:49

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur gjatë një operacioni në zonën e Lozhanit, në Maliq.

Pamjet nga spitali Rajonal i Korçës tregojnë se si një efektiv qan me ngashëri dhe duket thellësisht i tronditur nga humbja e kolegut dhe plagosja e bashkëpunëtorit të tij. Në momentet që i plagosuri po transportohej me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, polici s’i mban dot lotët ashtu si edhe familjarët dhe të pranishmit e tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Korçë kishin rrethuar një person në kërkim, i cili dyshohet se ka hapur zjarr ndaj policisë. Si pasojë, humbi jetën Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur kolegu i tij, Edison Adri. Autori i dyshuar u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe më pas u arrestua.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit