Biri im 9 vjeç erdhi nga Gjermania për të protestuar për vendin e tij!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.06.2026, 12:40

"Ky eshte grushti i birit tim, 9 vjec. Lindur ne Itali, po rritet ne Gjermani. Shetas shqiptar dhe gjerman, dje ishte ne shesh, ne vendlindjen e te pareve te tij. Po ju, ku ishit?"

9-vjeçari, i lindur në Itali dhe që po rritet në Gjermani, me rrënjë shqiptare dhe gjermane dje ndodhej në shesh, në vendlindjen e të parëve të tij, mes njerëzve që u mblodhën në një atmosferë proteste dhe reagimi qytetar, përfshirë edhe zhvillimet që lidhen me ngjarjet e fundit në Zvërnec.

Prania e tij, ndonëse simbolike dhe e pafajshme për një fëmijë, u bë pjesë e një momenti më të madh publik, ku qytetarë të ndryshëm u shprehën kundër situatave që kanë ngjallur debat dhe tension ditët e fundit.

Në këtë sfond proteste në shesh, imazhe të tilla marrin një tjetër peshë... bëhen simbol i një brezi që rritet mes Diasporës, por që mbetet i lidhur emocionalisht me vendin e origjinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit