Vdes nëna e ish-deputetit të LDK’së, Besian Mustafës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.06.2026, 15:28

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij, Bahrije Mustafës.

Mustafa me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se varrimi do të bëhet nesër, në Arbëri të Prishtinës, nga ora 16:40.

“Të dashur miq e familjar. Sot ndërroi jetë nana, ma i dashtuni shpirt n’këtë botë. Varrim bëhet nesër në 16:40 në varrezat në Arbëri, Prishtinë. Sa të kam frymë kam me të kujtu Nanë”, ka thënë Mustafa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit