Maran e nis me humbje aventurën te Shqipëria, Izraeli na mposht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2026, 22:15

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, e ka nisur me një humbje eksperiencën e tij në krye të kuqezinjve. Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Edhe pse bëhej fjalë për një takim miqësor, sfida pati momente tensioni në fushë, veçanërisht pas golit të realizuar nga miqtë në pjesën e dytë.

Kuqezinjtë patën më shumë kontroll të lojës dhe u shfaqën më kërkues në ndërtimin e aksioneve, por ishte Izraeli që gjeti rrugën e rrjetës. Golin vendimtar e shënoi Gloukh, i cili finalizoi me saktësi një aksion të shpejtë, duke mposhtur portierin Etrit Sherri.

Një nga risitë e formacionit të Maran ishte aktivizimi nga minuta e parë i Anis Mehmetit, i cili dha sinjale pozitive gjatë pjesës së parë. Ndërkohë, Ylber Ramadani u rikthye në qendër të mesfushës, ndërsa Juljan Shehu e nisi takimin nga stoli.

Pavarësisht përpjekjeve për të rikthyer ekuilibrat, Shqipëria nuk arriti të shmangte humbjen në debutimin e teknikut italian. Tashmë vëmendja kalon te testi i radhës, pasi më 6 qershor kuqezinjtë do të përballen me Luksemburgun në një tjetër ndeshje miqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit