Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në Sheshin e Flamurit në Vlorë, duke iu përgjigjur thirrjes për protestë në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të qytetit.
Me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar institucioneve, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për çështje që, sipas tyre, kërkojnë vëmendje dhe reagim të menjëhershëm. Tubimi ka sjellë në qendër të Vlorës qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kanë kërkuar më shumë dëgjim dhe përfshirje në vendimmarrjet që prekin komunitetin.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke theksuar se mbrojtja e interesave të Vlorës kërkon angazhimin e të gjithë qytetarëve.