Katër të rinj nga Kosova përfshihen nga dallgët në Shëngjin, raportohet për dy të vdekur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.06.2026, 18:27

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj nga Kosova janë përballur me dallgë të forta pasi kishin hyrë në det.

Sipas raportimeve nga mediat shqiptare, të rinjtë dyshohet se janë marrë nga rrymat detare dhe dallgët.

Si pasojë, dy prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Deri më tani, nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes, identitetin e viktimave apo gjendjen shëndetësore të personave të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit