“Arritje” qeveritare! Deputeti dhe kryetari i komunës mobilizohen për inaugurimin e një kanali

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.06.2026, 18:29

Në një kohë kur qytetarët presin investime madhore, projekte zhvillimore dhe zgjidhje për problemet e përditshme, politika në Kosovë duket se ka vendosur të ulë ndjeshëm standardin e asaj që konsiderohet sukses.

Deputeti Armend Muja dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, janë shfaqur në terren për të promovuar atë që është paraqitur si një arritje institucionale: hapjen e një kanali me rënie të lehtë për kullimin e ujërave.

Pamjet kanë ngjallur reagime dhe ironi në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë janë pyetur nëse vërtet inaugurimi i një kanali duhet të trajtohet si një sukses që meriton prezencën e zyrtarëve të lartë dhe promovim publik.

Megjithatë, për shumë qytetarë mbetet e vështirë të kuptohet se si një kanal kullues është shndërruar në ngjarje politike. Në fund të fundit, kur pritshmëritë janë të ulëta, edhe një kanal mund të kthehet në lajm dite.

Nëse ky është standardi i “arritjeve” që promovohen me krenari, atëherë qytetarët mund të përgatiten që nesër të shohin inaugurime trotuarësh, kapakësh pusetash apo ndoshta edhe prerje shiritash për ndonjë gropë të mbushur me asfalt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit