Dallga e fortë merr 4 të rinj në Shëngjin, dy humbin jetën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.06.2026, 17:48

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj nga Kosova janë marrë nga dallgët e forta teksa po laheshin në det.

Sipas informacioneve paraprake që qarkullojnë në media, të rinjtë janë marrë nga rrymat e detit, ndërsa dyshohet se dy prej tyre kanë humbur jetën. Dy të tjerët raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Deri në këto momente nuk ka një reagim apo konfirmim zyrtar nga autoritetet lidhur me ngjarjen dhe bilancin e saj. Në zonë pritet ndërhyrja e forcave të kërkim-shpëtimit dhe strukturave policore për të verifikuar rrethanat dhe për të zbardhur plotësisht atë që ka ndodhur.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në vijim, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit