Përsëritet historia. Ashtu si në lashtësi, kur Cezari dhe Pompeu u përplasën në brigjet e Karaburunit, sot, disa kilometra më tutje, Soros dhe Trump duket se po përballen sërish, duke gjetur si shkak Ishullin e Sazanit dhe zhvillimet që po planifikohen në zonë. Ndërkohë, në rrjet po qarkullojnë foto nga protesta në Tiranë ku shfaqen edhe pankarta të grupeve feministe dhe LGBTQ+ të finacuara vitet e fundit nga Soros, të cilat i janë bashkuar protestës më të bukur popullore, pas atyre që u bënë për Klodian Rashën.
Revolta vjen nga qytetarë shprehen të lodhur nga ajo që e konsiderojnë si bashkëqeverisje mes PS dhe PD, një model politik që sipas tyre ka prodhuar të njëjtët aktorë, të njëjtat interesa dhe të njëjtat probleme për vendin. Në fakt, thuhet se edhe Trumpi me Sorosin i shohin me zili, pasi pavarësisht përplasjeve në ekran dhe deklaratave të zjarrta, partitë shqiptare kanë arritur një nivel mirëkuptimi që rivalët më të mëdhenj në botë ende nuk e kanë.