Punimet e zvarritura pranë Liqenit të Thatë kthehen në rrezik për qytetarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2026, 15:13

Banorët dhe drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë pranë Liqenit të Thatë, në segmentin rrugor afër ‘VET Hospital’ kanë denoncuar në redaksinë tonë situatën e rënduar për shkak të punimeve të papërfunduara në rrugë.

Sipas tyre, asfaltimi ka nisur rreth 7 ditë më parë, por ende nuk është finalizuar, duke e lënë segmentin në gjendje të rrezikshme për qarkullim.

Ata shprehen se mungesa e përfundimit të asfaltimit po shkakton dëmtime të automjeteve, siç janë çarjet e gomave, si dhe rrezik për drejtuesit e motorëve, të cilët raportojnë rrëshqitje dhe rrëzime të shpeshta.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për përfundimin e punimeve dhe garantimin e sigurisë në këtë segment rrugor, duke theksuar se situata është kthyer në problem të përditshëm për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit