Qytetarët raportojnë se kohët e fundit është vënë re një shtim i ndjeshëm i gjarpërinjve në disa zona të banuara, si në rrugë, pranë banesave dhe në hapësira publike ku qarkullojnë edhe fëmijë.
Sipas tyre tani me rritjen e temperaturave situata është bërë e përsëritur dhe shqetësuese, pasi zvarranikët shfaqen pothuajse çdo ditë, duke krijuar frikë dhe pasiguri në komunitet.
Ata kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt me masa parandaluese, si dezinfektim apo trajtime të posaçme, për të ulur praninë e tyre dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për qytetarët.
Qytetarët apelojnë për reagim urgjent, duke theksuar se situata po përkeqësohet dhe po bëhet shqetësuese për të gjitha moshat, veçanërisht për fëmijët që luajnë në ambientet e jashtme.