Rama i dekoroi të atin, djali i Gramoz Ruçit: Nuk ka shtet!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.06.2026, 13:57

Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u dekorua në 35-vjetorin e Partisë Socialiste dhe gjatë fjalës së tij kërkoi mbështetje për Edi Rama. Ruçi deklaroi se fitorja e zgjedhjeve në vitin 2029 është e sigurt, ndërsa integrimi i Shqipërisë në BE në vitin 2030 është i garantuar.

Në fjalimin e tij, ai u bëri thirrje socialistëve të qëndrojnë pranë partisë dhe të mbështesin vizionin e Ramës për “Shqipërinë 2030”. Me sa duket, për Ruçin, zgjedhjet e 2029-ës dhe integrimi europian janë çështje që mund të planifikohen që tani, pa pritur fare vitet që i ndajnë.

Ironia qëndron te fakti se, ndërsa babai shpall të garantuar të ardhmen politike të vendit deri në vitin 2030, djali i tij, Ledio Ruçi, poston një pankartë me mbishkrimin “Nuk ka shtet”. Duket se në familjen Ruçi nuk ka dakordësi as për Shqipërinë e sotme, jo më për atë të vitit 2030.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit