Kabina elektrike pa derë në fshatin Dritas rrezik serioz për banorët dhe fëmijët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2026, 13:33

Një shqetësim është ngritur nga banorët e fshatit Dritas lidhur me gjendjen e një kabine elektrike në zonë, e cila prej kohësh ndodhet pa derë dhe pa masat minimale të sigurisë.

Sipas banorëve, kabina është lehtësisht e aksesueshme dhe përbën një rrezik serioz për kalimtarët, veçanërisht për fëmijët që luajnë pranë saj. Ata shprehen se mungesa e derës mbrojtëse dhe ekspozimi i pajisjeve elektrike mund të sjellin pasoja të rënda nëse nuk merren masa të menjëhershme.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të siguruar kabinën elektrike dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm. Sipas tyre, pavarësisht shqetësimeve të ngritura, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për rikthimin e standardeve të sigurisë.

Ata apelojnë që autoritetet dhe operatorët përgjegjës të energjisë elektrike të verifikojnë situatën në terren dhe të ndërhyjnë sa më shpejt, duke qenë se bëhet fjalë për një objekt me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Banorët theksojnë se siguria e komunitetit duhet të jetë prioritet dhe se neglizhenca në raste të tilla mund të ketë pasoja të pariparueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit