Rama: Protestuesit të çartur, asgjë nuk më lëviz mua nga istikami

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.06.2026, 13:07

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur protestuesve që kanë kërkuar largimin e tij dhe dorëheqjen e qeverisë, duke deklaruar se është i hapur për dialog, por vetëm me qytetarët që protestojnë në mënyrë të arsyeshme dhe jo me ata që ai i cilësoi si “të çartur”. Ai shtoi se ka tentuar të komunikojë me protestuesit për të dëgjuar shqetësimet e tyre, por sipas tij, një pjesë e organizatorëve nuk kanë pranuar dialog konstruktiv.

“Dorëheqjen e kujt?! (Qesh). Kam një përgjigje, Ti referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, se tani më këtu nuk ka asgjë të re. Nuk kam kërkuar që të bisedoj me asj nga ata që janë të kurdisur dhe ata që janë të ccartur, Por kam kërkuar me ata që në kanë votuar. Kam respekt për ta, dhe jam gati të bisedoj me ta. Ata nuk kanë dalë në protestë për të zhvilluar një episod të ri me një film të vjetër. Asgjë nuk më lëviz mua nga istikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Kush flet në emër të shqiptarëve, mos të harrojnë se përfaqësoj shqiptarët.”, tha ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit