Ky është i riu nga Kosova që humbi jetën në Shëngjin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.06.2026, 08:34

Një ngjarje e rëndë u shënua dje në Shëngjin ku dy të rinjë nga Kosova humbën jetën në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin, ndërsa tre të tjerë janë transportuar për ndihmë në spital.

Pesë shokët i rrëmbyen dallgët e detit dhe për pasojë dy prej tyre humbën jetën.

Njëri nga të vdekurit është i riu Leonit Aliu nga Fushë Kosova.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët si dhe klubi i futbollit “Fushë Kosova” i cili ishte edhe pjesë e këtij ekipi.

Kujtojmë që jetën humbi edhe i riu nga Drenasi Jetmir Binaku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit