Pamjet e arratisjes së shqiptarit nga burgu i Kordhialos, oficerët tentojnë ta kapin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.06.2026, 12:23

Pamjet e publikuara nga mediat greke kanë fiksuar momentin kur 48-vjeçari shqiptar Edmond Tafa arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Koridhalos, ndërsa dy punonjës të institucionit përpiqen ta ndjekin pa sukses.

Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të djeshëm gjatë procesit të shpërndarjes së ushqimit në burg. Sipas informacioneve të autoriteteve greke, Tafa ishte i angazhuar në Depon Qendrore të Furnizimeve dhe merrej me transportimin e bukës, një rrethanë që dyshohet se i krijoi mundësinë për t’u larguar nga ambientet e institucionit.

48-vjeçari po vuante një dënim për vepra penale që lidhen me trafikun e narkotikëve. Mediat greke raportojnë se ai kishte përfituar më herët disa leje të rregullta dhe ishte kthyer çdo herë në kohën e përcaktuar nga autoritetet, pa shkelur kushtet e vendosura.

Pas arratisjes, autoritetet greke arrestuan dy punonjës të burgut, të cilët po hetohen për përgjegjësinë e tyre të mundshme në ngjarje. Ata u ndaluan nga Njësia e Hetimit dhe Zbardhjes së Krimeve në Pire, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe procedura disiplinore e parashikuar nga ligji.

Ndërkohë, policia greke vijon kërkimet për kapjen e Edmond Tafës, i cili mbetet ende në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit