Një familje në Shkodër ka bërë apel për ndihmë urgjente pas një problemi të rëndë shëndetësor që ka prekur një të afërm të tyre.
Sipas familjarëve, personi ka pësuar hemorragji dhe ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku, ndaj nevojiten sa më shpejt dhurues gjaku të grupit 0 pozitiv (0+).
Të afërmit u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë mundësi të kontribuojnë duke dhuruar gjak, të kontaktojnë në numrin e telefonit:
069 607 6860
Familja shprehet se çdo ndihmë është tepër e rëndësishme dhe mund të bëjë diferencën në këtë moment të vështirë.
Ju lutemi shpërndajeni këtë njoftim për të arritur tek sa më shumë persona që mund të ndihmojnë.