U vodhën stoli ari nga shtëpia në Podujevë, gjatë ekzaminimit gjenden dhe i kthehen pronarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.06.2026, 09:40

Një vjedhje e rëndë kishte ndodhur muajin e kaluar në Podujevë.

Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri.

“Podujevë/ 06.05.2026-08:00-17:00. Me 02.06.2026 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur nga shtëpia e tij i kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe argjendi dhe katër armë zjarri (dy pistoleta, një pushkë gjuetie dhe një armë gjysmë-automatike) për të cilat kishte leje përkatëse”.

Gjatë ekzaminimit të rastit i janë gjetur disa stoli ari të cilat i janë kthyer pronarit. Rasti po vazhdon te trajtohet nga ekipet relevante.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit