Sërish sot në 18:00! Goxhaj fton qytetarët në protestë: Arlind Qorri s’ka lidhje!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.06.2026, 15:54

Aktivisti dhe avokati Altin Goxhaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kundërshtuar pretendimet se protestat e zhvilluara në Zvërnec dhe në Tiranë janë organizuar nga Arlind Qori apo nga Lëvizja Bashkë.

Sipas Goxhajt, protestat janë iniciuar fillimisht nga shoqata ambientaliste dhe jo nga forca politike. Ai thekson se Qori nuk ka qenë as fizikisht i pranishëm në protestën e zhvilluar përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe s'ka lidhje me protestën.

Në reagimin e tij, Goxhaj përmend si thirrës dhe organizatorë të protestës Alben Kolën, Luciana Kokën dhe Klajdi Bellon, duke nënvizuar se asnjëri prej tyre nuk është pjesë e Lëvizjes Bashkë.

“Mos dekurajoni protestuesit sikur janë komunistë! Protesta është e të gjithëve pa asnjë parti politike”, shkruan ai, duke kundërshtuar etiketimet politike të pjesëmarrësve.

DEKLARATA E PLOTË

ARLIND QORI DHE MEDIAT MASHTROJNË! Ai nuk është organizator i protestave as në Zvërnec dhe as në Tiranë! Protestat fillimisht u thirrën nga shoqatat ambjentaliste! Qori nuk ishte as fizikisht në protestën përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë! Thirrësit dhe organizatorët ishin Alben Kola, Luciana Koka dhe Klajdi Bello! Asnjëri prej tyre nuk është pjesë e Lëvizjes Bashkë! Mos dekurajoni protestuesit sikur janë komunistë! PROTESTA ËSHTË E TË GJITHËVE PA ASNJË PARTI POLITIKE!!!

SOT TË GJITHË NË 18:00 SHESHIN SKËNDERBEJ “TË RRËZOJMË QEVERINË QË PO SHET VATANIN!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit