Aksident i rëndë në Patok: “Benz-i” përplaset me motorin , në gjendje kritike drejtuesi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.06.2026, 15:46

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e kësaj të marte në zonën e Lagunës së Patokut, në Laç, ku një automjet tip “Mercedes-Benz” është përplasur me një motomjet.

Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor. Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore paraqitet kritike.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasje.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë publike të dhëna mbi identitetin e të plagosurit, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit