Mbikalimi i amortizuar te Shkëmbi i Kavajës frikëson banorët dhe turistët: Është i vjetër dhe i pasigurtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2026, 15:09

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel për ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Durrësit, lidhur me gjendjen e një mbikalimi në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Qytetari shprehet se mbikalimi ndodhet në gjendje të vjetër dhe të amortizuar, duke paraqitur rrezik serioz për kalimtarët dhe turistët që frekuentojnë zonën gjatë sezonit turistik.

Ai thekson se struktura e mbikalimit është e dëmtuar nga koha dhe mungesa e mirëmbajtjes, çka e bën kalimin mbi të të pasigurt. Në mesazhin e tij, ai shprehet se vizitorët dhe turistët janë të frikësuar për ta kaluar këtë mbikalim, për shkak të gjendjes së përkeqësuar dhe mungesës së masave mbrojtëse apo sinjalizimit të rrezikut.

Ju lutem shperndajeni që të merren masa”, thuhet në apelin e qytetarit, i cili kërkon që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më shpejt për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Banorët dhe vizitorët e zonës i bëjnë thirrje autoriteteve lokale që të inspektojnë situatën dhe të ndërhyjnë për rehabilitimin ose sigurimin e menjëhershëm të mbikalimit, duke qenë se ajo ndodhet në një zonë të frekuentuar nga turistët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit