Tuneli i Murrizit në errësirë totale, Karakaçi po kursen energjinë?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.06.2026, 15:16

Tuneli i Murrizit, një nga veprat infrastrukturore më të reklamuara të viteve të fundit, po ngre shqetësime serioze për sigurinë e drejtuesve të mjeteve. Qytetarë që kanë kaluar së fundmi në këtë aks raportojnë se tuneli është pa ndriçim, duke krijuar vështirësi dhe rrezik për qarkullimin.

Pamjet e siguruara tregojnë segmente të errëta brenda tunelit, ku drejtuesit e automjeteve detyrohen të mbështeten vetëm te dritat e mjeteve të tyre.

Ironia qëndron te fakti se bëhet fjalë për një investim me kosto të lartë, i prezantuar si një nga projektet më të rëndësishme rrugore në vend. Megjithatë, në praktikë, qytetarët po përballen me një problem elementar: mungesën e ndriçimit në një tunel ku siguria duhet të jetë prioritet absolut.

Nëse kjo është një formë e re e "kursimit të energjisë", atëherë faturën po e paguajnë drejtuesit e mjeteve, të cilët detyrohen të udhëtojnë në kushte që nuk përputhen me standardet e pritshme për një infrastrukturë të këtij niveli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit