Humb jetën kamionisti shqiptar në Itali

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.06.2026, 14:36

Një kamionist shqiptar ka humbur jetën teksa u gjet brenda mjetit që drejtonte, në rrethana e shkaqe që ende po hetohen, por që paraprakisht dyshohet për një atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në portin e Ankonës në Itali, në hyrje të stacionit të përpunimit.

Ndërhyrja e mjekëve të Kryqit të Kuq ka qenë e menjëhershme, por për fat të keq pa mbajtur dot në jetë shoferin shqiptar. Ai u nis menjëherë drejt spitalit rajonal të Torrette, por 68-vjeçari nuk ia doli dot, edhe pse u përdor defibrilatori dhe terapia mjekësore e ndihmës së parë, informon “Corriere”. Mjekët thanë se dyshimet janë për një arrest kardiak.

Hetimet për ngjarjen po vijojnë, teksa pritet edhe rezultati i autopsisë, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i viktimës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit