Grabitet me armë një bankë te stadiumi ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.06.2026, 12:56

Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” është grabitur mesditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar. Autori dyshohet se ka hyrë i maskuar në ambientet e bankës OTP dhe nën kërcënimin e një arme ka marrë paratë nga një qytetar që po kryente një depozitim.

@joq

Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” është grabitur mesditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar. Autori dyshohet se ka hyrë i maskuar në ambientet e bankës OTP dhe nën kërcënimin e një arme ka marrë paratë nga një qytetar që po kryente një depozitim. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në pak sekonda, ndërsa ende nuk dihet shuma e saktë e parave të marra. Menjëherë pas rastit, policia ka nisur kontrollet në zonë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Njoftimi i policisë: Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, te stadiumi 'Selman Stërmasi', një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

♬ tingulli origjinal – JOQ Albania

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në pak sekonda, ndërsa ende nuk dihet shuma e saktë e parave të marra. Menjëherë pas rastit, policia ka nisur kontrollet në zonë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, te stadiumi 'Selman Stërmasi', një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit