Një gjarpër i madh shfaqet në qendër të Fierit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.06.2026, 12:21

Momente të pazakonta janë regjistruar në qendër të qytetit të Fierit, ku një gjarpër i madh është shfaqur në një nga zonat më të frekuentuara nga qytetarët. Prania e zvarranikut ka tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve, të cilët janë ndalur për të parë situatën nga afër.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo incidente të tjera, ndërsa gjarpri është larguar nga zona pas pak minutash. Megjithatë, ngjarja ka shkaktuar kuriozitet dhe reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi raste të tilla në qendër të qytetit janë të rralla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit