Eduart Subashi, banori i Zvërnecit që u përfshi në incidentin e ndodhur gjatë protestës kundër projektit që po zhvillohet në Zvërnec, ka rrëfyer publikisht versionin e tij të ngjarjes.
“Unë jam banor i Zvërnecit. Unë jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush,"-deklaroi ai.
Subashi u shpreh se ngritja e gardhit rrethues kishte kufizuar lëvizjen e banorëve kishte krijuar shqetësim në komunitet. Ai deklaroi se nuk ka qenë pjesë e asnjë organizimi dhe se ishte i pranishëm si banor i zonës.
Pas incidentit, Ministria e Jashtme greke deklaroi se një anëtar i minoritetit etnik grek në Shqipëri u plagos të shtunën gjatë protestave në zonën ku është planifikuar ndërtimi i një projekti që mund të cenojë pronat që u përkasin familjeve të Minoritetit Kombëtar Grek.