Oficerët e karabinierisë së Riminit në Itali kanë arrestuar një 42-vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Ai ishte i papunë, por jetonte në një hotel në zonë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme, kur i dyshuari u pa duke drejtuar automjetin e tij në “Via Flaminia”. Lëvizjet e tij të dyshimta tërhoqën vëmendjen e policisë, e cila vendosi ta monitoronte nga distanca. Pak më vonë, ai u ndalua nga një tjetër person, të cilit dyshohet se i shiti një dozë të vogël kokaine.
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, gjatë kontrollit në automjet u gjetën 21 doza kokaine të gatshme për shitje, të fshehura në tapicerinë e sediljeve të përparme. Kontrollet e mëtejshme në banesë zbuluan edhe 1,870 euro, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti i paligjshëm. I arrestuari ndodhet në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore, pasi ka pranuar autorësinë e veprës.