Shqiptari i dënuar për trafik narkotikësh arratiset nga burgu i Korydallos

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.06.2026, 10:52

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Greqi, duke vënë në alarm autoritetet greke. Mungesa e tij është konstatuar rreth orës 09:00 të mëngjesit të së martës, kur është dhënë edhe njoftimi për arratisjen.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 48-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili po vuante një dënim të gjatë me burg për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike.

Raportohet se ai është larguar nga zona e depos qendrore të materialeve brenda burgut. Dyshimet paraprake tregojnë se i dënuari ka përfituar nga një moment pakujdesie i stafit, duke shfrytëzuar hapjen e derës së depos gjatë largimit të mbeturinave.

Menjëherë pas zbulimit të arratisjes, policia greke ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen dhe arrestimin e 48-vjeçarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit