Aksident fatal në Lushnje, ndërron jetë 43-vjeçari!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.06.2026, 08:53

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnje, ku ka humbur jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të njohur si “Plastmasi”, ku automjeti tip “Benz” që ai drejtonte ka dalë nga kontrolli teksa lëvizte me shpejtësi të lartë.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka goditur fillimisht bordurën e rrethrrotullimit dhe më pas është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Përplasja ka qenë tepër e fortë, duke bërë që automjeti të përfundojë dhjetëra metra larg vendit të goditjes. Si pasojë e plagëve të marra, 43-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët kanë kryer pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.

Një qytetar ka kontaktuar me redaksinë ku shkruan se:

“Lidhur me këtë rast, nëse doni të publikoni lajme të vërteta, duhet të ndiqni këtë ngjarje sepse nuk bëhet fjalë thjesht për një aksident. Sipas informacioneve që kam, i ndjeri po ndiqej nga policia pak para ngjarjes. Nëse sigurohen pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të aksidentit dhe ato pranë Komisariatit të Policisë së Lushnjës rreth 10 minuta më herët, mund të kuptohet më qartë çfarë ka ndodhur.”

*Pretendimet e qytetarit janë të paverifikuara dhe mbetet në dorën e autoriteteve zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit