Banorët në Gërmadh vetëm 5 kilometra nga Tirana, por pa ujë të pijshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2026, 23:10

Një qytetar nga lagjja Gërmadh, në Njësinë Administrative Dajt, ka ngritur shqetësimin për mungesën e rrjetit të ujësjellësit në zonë, pavarësisht afërsisë me qytetin e Tiranës.

Banorët thonë se detyrohen të sigurojnë ujin për nevojat e përditshme duke mbledhur ujë shiu në bidona dhe fuçi sa herë që ka reshje.

"Është turp që në vitin 2026 të vuajmë për një pikë ujë. Jemi vetëm 5 kilometra larg Bashkisë së Tiranës, por ende nuk kemi rrjet uji. Mbushim bidonat dhe fuçitë me ujë shiu sa herë bie shi", shprehet qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e këtij problemi, duke theksuar se mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm po ua vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme.

Situata bëhet edhe më shqetësuese me afrimin e sezonit të verës dhe rritjen e temperaturave, kur nevoja për ujë është edhe më e madhe. Banorët shprehen se pa një zgjidhje të shpejtë, mungesa e ujit rrezikon të kthehet në një problem serioz për shëndetin dhe jetesën e komunitetit, duke i lënë familjet përballë vështirësive edhe më të mëdha gjatë muajve të nxehtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit