Sherr me grushta dhe shkelma mes dy grave në Vlorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2026, 22:28

Një përplasje fizike mes dy grave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dy shtetaset janë konfliktuar me njëra-tjetrën për arsye ende të paqarta, ndërsa debati ka degraduar në dhunë fizike, me goditje me grushte dhe shkelma.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe ka krijuar tension në zonë, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e efektivëve të policisë për normalizimin e situatës.

Pas incidentit, të dyja gratë janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Vlorës, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po hetohen rrethanat që çuan në konflikt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit