Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë–Ura e Topojanit, në zonën e Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, një furgon është përplasur me një automjet tjetër në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka mbetur e varur në një pemë.
Aksidenti është vënë re fillimisht nga kalimtarë dhe drejtues të tjerë automjetesh, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve, njëri në Spitali i Traumës dhe tjetri në Spitalin Rajonal të Bulqizës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.