Në Tiranë po zhvillohet protesta e dytë radhazi në mbrojtje të Zvërnecit, ku qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht përpara Ministrisë së Brendshme për të kundërshtuar projektin turistik që po shkakton debat të fortë publik.
Gjatë protestës, disa prej pjesëmarrësve kanë rrethuar simbolikisht godinën e Ministrisë së Brendshme me tela me gjemba, duke e cilësuar si një reagim ndaj rrethimit të vendosur në zonën e Zvërnecit.
Pas tubimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa kërkojnë mbrojtjen e zonës dhe më shumë transparencë lidhur me zhvillimet e fundit në Zvërnec. Organizatorët kanë paralajmëruar se reagimi qytetar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.