Një moment i rrallë dhe i veçantë është regjistruar në ujërat e kristalta të Ksamil, ku një grup delfinësh është shfaqur shumë pranë bregut, duke i dhuruar pushuesve një pamje të jashtëzakonshme.
Delfinët janë parë duke kërcyer dhe duke lëvizur me shpejtësi mbi sipërfaqen e detit, mes ishujve karakteristikë të Ksamilit dhe kaltërsisë së detit Jon. Lëvizjet e tyre elegante kanë krijuar një skenë thuajse magjike, që ka mahnitur të gjithë ata që ndodheshin në zonë.
Një tjetër kujtesë se natyra e jugut të Shqipërisë vazhdon të surprizojë me bukurinë dhe gjallërinë e saj.