Fshehu thikën në atlete për ta futur në burgun “Jordan Misja”, arrestohet 61-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.06.2026, 17:37

Një 61-vjeçar është arrestuar këtë të hënë pasi dyshohet se tentoi të fuste një thikë në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja” në Tiranë.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, arma e ftohtë u zbulua gjatë kontrollit fizik dhe skanimit të sendeve që i arrestuari kishte sjellë për një person të paraburgosur. Thika ishte fshehur brenda një atlete.

Në pranga ra shtetasi me inicialet H.A., 61 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga Kodi Penal.

Sipas autoriteteve, arrestimi në flagrancë u krye rreth orës 13:30, pas konstatimit të sendit të ndaluar gjatë procedurave të kontrollit në institucionin penitenciar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit