Mjaftesa Sulaj, e cila kandidoi nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 në qarkun e Vlorës, është emëruar në krye të Spitalit Rajonal të Vlorës.
Sula ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë, ndërsa tashmë do të drejtojë një nga institucionet më të rëndësishme shëndetësore në jug të vendit.
Emërimi i saj ka tërhequr vëmendjen për shkak të angazhimit të mëparshëm politik, duke rikthyer debatin mbi kalimin e figurave politike në poste drejtuese të administratës publike.
Spitali Rajonal i Vlorës është institucioni kryesor shëndetësor i qarkut dhe u shërben mijëra qytetarëve çdo ditë, ndaj drejtimi i tij konsiderohet një pozicion me peshë dhe përgjegjësi të lartë.
Ndërkohë, emërimi i Sulës vjen në një periudhë kur emrat e lidhur me politikën vijojnë të marrin role drejtuese në institucione publike, një fenomen që shpesh ka ngjallur diskutime dhe reagime në opinionin publik.