Në pikën kufitare të Bllacës, në kufirin Kosovë–Maqedoni e Veriut, vijon bllokimi i kamionëve të ngarkuar me domate shqiptare për shkak të kontrolleve dhe pritjes për analizat laboratorike.
Sipas shoferëve shqiptarë, çdo kamion me domate është ndaluar deri në daljen e rezultateve të analizave, gjë që ka shkaktuar vonesa të mëdha në qarkullimin e mallrave dhe shqetësim tek prodhuesit dhe transportuesit.
Tregtarët shqiptarë shprehen se situata po u shkakton humbje të konsiderueshme financiare, duke treguar se rreth 16 kamionë janë të bllokuar ditët e fundit, me një ngarkesë totale rreth 3200 ton mallra.
Ata thonë se ekziston rreziku i madh që mallrat të prishen për shkak të qëndrimit të gjatë në frigoriferët e kamionëve, me dëme të vlerësuara nga 250 deri në 300 mijë euro.
Nga ana tjetër, tregtarët kërkojnë ndërhyrje institucionale dhe dialog mes palëve për të shmangur dëmtimet në eksport.
Në një reagim nga terreni, disa shoferë shqiptarë shprehen të indinjuar për trajtimin e tyre, duke deklaruar se kjo është mënyra si shteti maqedonas i bën të vuajë në kufi deri sa të detyrohen të kthehen mbrapsht.
Ata i bëjnë thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë sa më parë duke i dhënë zgjidhje këtij problemi të tejzgjatur.
Denoncimi i i transportuesve:
“Pershendetje JOQ, qe dje jane 9 kamion te bllokuae ne Qafe Thane dhe 6 apo 7 jan sot ne Bllace, shkojm ne 16 kamjon me mallra. Jan 3200 ton mallra qe ka shum mundesi qe te prishen dhe na vjen nje dem prej 250 deri ne 300 mi euro dem dhe per cfare, per qefin e ministris se maqedonis. Se ka dhe dicka problemi ktu esht me domate dhe domate ka maksimumi 50 apo 60 ton po per kto domate na prishen dhe produktet e tjera. Faleminderit nese e shperndani