Pallati i Mand Lilos u dogj si letër, a e mbajti qeveria premtimin për banorët?

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.06.2026, 17:07

Kanë kaluar afro dy muaj nga zjarri shkatërrues që përfshiu pallatin e ndërtuar nga Armand Lilo në zonën e njohur si “Farmacia 10”, një ngjarje që la dhjetëra familje pa strehë dhe shkatërroi investimin e jetës së tyre.

Në atë kohë, përveç apartamenteve që u shkrumbuan nga flakët, u dogjën edhe kursimet dhe sakrificat shumëvjeçare të qytetarëve, të cilët brenda pak orësh mbetën pa banesa dhe pa asnjë siguri për të ardhmen.

Pas tragjedisë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pallati do të rindërtohej nga kompania përgjegjëse dhe se banorët do të mbështeteshin financiarisht përmes bonusit të qirasë deri në rikthimin në shtëpitë e tyre. Premtimet u dhanë publikisht dhe u paraqitën si një zgjidhje e shpejtë për familjet e prekura.

Por sot, gati dy muaj më vonë, shumë prej banorëve thonë se realiteti është krejt tjetër. Sipas tyre, përveç deklaratave dhe premtimeve, nuk ka pasur asnjë mbështetje konkrete. Ata ankohen se nuk kanë marrë bonuset e qirasë të premtuara dhe se janë lënë të përballojnë vetë kostot e jetesës, ndërsa vazhdojnë të jetojnë me pasigurinë për fatin e banesave të tyre.

MESAZHI I QYTETARIT:

Përshëndetje, sot u bënë 7 javë që nga djegia e pallatit. Shumë premtime u dhanë dhe asnjë gjë nuk është bërë. Edhe një gozhdë nuk është ngulur, si edhe asnjë bonus qiraje nuk na është dhënë. Vetëm gënjeshtra. Ju lutem, na ndihmoni me këtë postim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit